Software me porosi për biznesin tënd

Kur tabelat në Excel dhe programet e gatshme nuk i përshtaten më mënyrës si punon, ndërtojmë software sipas procesit tënd: sisteme për punën e brendshme, rezervime, inventar dhe kontroll hyrjesh të lidhur me pajisje reale.

Çfarë ndërtojmë

Sisteme të brendshme

Panele dhe mjete administrimi që zëvendësojnë tabelat dhe punën manuale të ekipit.

Rezervime dhe orare

Rezervime online, kalendarë, kujtesa dhe orare të lira për takime, salla ose pajisje.

Inventar dhe porosi

Stoku, porositë dhe furnitorët në një vend të vetëm, me raportet që të duhen.

Kontroll hyrjesh dhe pajisje

Sisteme që punojnë me dyer, skanerë dhe pajisje të tjera, si hyrja me QR që ndërtuam për palestrat.

Çfarë përfshihet

  • Analizë e mënyrës si punon ekipi yt sot
  • Dizajn i ekraneve dhe një prototip i klikueshëm para se të nisë zhvillimi
  • Integrime me programet, API-të dhe pajisjet që përdor tashmë
  • Role dhe leje për përdoruesit
  • Transferim i të dhënave nga Excel ose nga sisteme më të vjetra
  • Hostim, kopje rezervë dhe mbështetje pas publikimit

Teknologjitë

  • Next.js
  • React
  • TypeScript
  • Node.js
  • PostgreSQL
  • Prisma
  • Redis
  • Docker

Nga projektet tona

Pyetje të shpeshta

Kur ia vlen software me porosi në vend të një programi të gatshëm?

Shpesh një program i gatshëm është zgjidhja e duhur, dhe ta themi kur është kështu. Software me porosi ka kuptim kur procesi yt është specifik, kur disa programe duhet të punojnë bashkë ose kur paguan për shumë funksione që nuk i përdor.

A mund të lidhet me programet dhe pajisjet që përdorim tashmë?

Zakonisht po. Lidhemi me sisteme të tjera përmes API-ve të tyre dhe kemi punuar edhe me pajisje si kontrolluesit e dyerve. Çfarë është e mundur e shohim që në bisedën e parë.

Sa kushton një software me porosi?

Varet nga sa e madhe është puna. Pas bisedës së parë merr me shkrim çfarë përfshihet dhe një ofertë me çmim fiks.

Kush e mirëmban sistemin pas publikimit?

Mund ta hostojmë dhe ta mirëmbajmë ne, ose t’ia dorëzojmë ekipit tënd bashkë me dokumentimin.

Kontakt

Ke një projekt në mendje? Na trego.

Përshkruaj shkurt idenë tënde. Do të të përgjigjemi shpejt dhe do të të tregojmë qartë si mund të vazhdojmë, pa asnjë detyrim.

Çfarë të duhet?
Buxheti (nëse dëshiron)

Na kontakto